Dita e zgjedhjeve: Ja ku dhe kur votojnë krerët institucionalë

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Liderët institucionalë dhe ata politikë të Kosovës votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

U.d. e Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu, do të votojë në orën 10:30 në SHFMU “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Kurse, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të votojë në orën 09:30 në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Ndryshe nga ta, PDK ende nuk ka dërguar një njoftim zyrtar se ky do të votojë kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza.

Ndërsa, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të votojë në Gjakovë, në shkollën “Fehmi Agani”, në orën 10:00.

Kryetari i Nderit i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të votojë në Gllogjan, në shkollën “Heronjtë e Dukagjinit”, në orën 09:00.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca do të votojë në orën 11:00 në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Të ngjashme