Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet edhe në Drenas

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 14:43 | Nga

Me aktivitete të ndryshme, në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” është shënuar dita ndërkombëtare e fëmijëve, ku të pranishëm ne këto aktivitete ishte kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, KVRL-ja, prindër dhe qytetarë.

Ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria e Administratës dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit, ndërsa motoja e këtij aktiviteti ishte “Jam Fëmijë, por kam të drejta”.

Fillimisht para shumë fëmijëve, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka uruar ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe ka thënë se Kosova është vend shumë i veçantë, pasi që shumicën e popullsisë e ka të rinj dhe fëmijë, që janë ardhmeria e vendit. Për argëtimin e të pranishmëve, janë kujdesur nxënësit e shkollës “Rasim Kiqina”, fëmijët e organizatës “Handikos” dhe fëmijët e çerdhes “Ardhmëria” në Drenas, ndërsa është mbajtur edhe këndi i pikturës dhe fotografisë.

Pas këtij aktiviteti, kryetari Lladrovci se bashku me anëtarët e KVRL-së, kanë ndarë dhurata për fëmijët e organizatës “Handikos” në Drenas për nder të kësaj dite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme