Me rastin e 12 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, sektori i rinisë i Komunës se Prishtinës, në bashkëpunim me organizata të shumta rinore, organizuan aktivitete të ndryshme.
Aktivitetet u organizuan në dy lokacione të ndara:
Në sheshin “Zahir Pajaziti” u zhvilluan këto aktivitete:
Këndi i pikturës
Simulimi i ndihmës së parë
Aktivitete të Parkourit – Show Parkour
Aktivitete Motoristike
Kurse, në Pishinën e Gërmisë u zhvilluan këto aktivitete:
Bianale Grafike – Aktivitete Artistik me Sprej (Ngjyrë për metal)
Aktivitete në not për fillestarë dhe gara noti për të rinj
Siguria në komunitet- ligjëratë Futboll dhe lojëra pa kufi
Turnir në basketboll
Këto aktivitete mblodhën shumë të rinj dhe qytetarë të moshave të ndryshme, të cilët perveç që patën rastin t`i percjellin, në shumë prej tyre të rinjtë, poashtu patën mundësi edhe të ju bashkohen këtyre aktiviteve, duke shfaqur talentin e tyre në shumë fusha.