Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Indeksonline” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Sipas tij, kanë pranuar trajtim mjekësorë në Spitalin e Vushtrrisë gjashtë persona.
Ndërsa, nuk është raportuar se të njëjtit kanë lëndime serioze.
Njësiti përkatës i policisë është marrë me hetimin e rrethanave që karakterizojnë këtë rast.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë ndoidhur 4 aksidente fatale, ku kanë mbetur të vdekur gjashtë persona.