Djajtë e Kuq planifikojnë transferimin e talentit të Valencias gjatë janarit

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 20:32 | Nga

Manchester United është rreshtuar për një lëvizje befasuese të janarit për mesfushorin e talentuar të Valencias, spanjollin Carlos Soler.

Trajneri Jose Mourinho është i etur për ta përforcuar skuadrën e tij për vazhdimin e kampionatin, por edhe garave evropiane pasi është në rrugë të mirë në këtë fillim sezoni.

Pasi kanë dështuar gjatë verës për të transferuar yllin kroat të Interit, Ivan Perisic, Djajtë e Kuq kanë kthyer shikimin dika tjetër.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Unitedi po përpiqet të përfundojë një marrëveshje me talentin e Valencias, Soler.

Djajtë e Kuq po mendojnë të ofrojnë 30 milionë funte për reprezentuesin e Spanjën U-21 dhe ta përfundojnë marrëveshje përpara se të hapet dritarja e transferimit të verës.

Unitedi ka nisur bisedimet me klubin e Solerit, Valencian, me të cilin skuadra nga La Liga nuk ka gjasa të mbajë klauzolëne largimit të lojtarit prej 75 milionë funtesh për shkak të çështjeve financiare.

Pas një sërë transferimesh zhgënjyese pas largimit të Sir Alex Ferguson, Unitedi beson se aftësia e tyre për të përfunduar transferimet e Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic në korrik ka ndihmuar fillimin e tyre mbresëlënës në sezonin aktual.

Skuadra nga Old Trafford janë të etur të bëjnë biznesin e tyre herët edhe për Solerin dhe t’ju tregojnë kundërshtarëve që do të jetë rival serioz në çdo garë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme