Djali sulmon fizikisht nënën e tij në Gjakovë

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi derisa sa ishte nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:45, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe është konsultuar prokurori i shtetit.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti deri sa ishte nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme