Disa goma të vjetra janë djegur sot në periferi të Mitrovicës në zonën e quajtur Kërshi i Dudës, të cilat kanë krijuar tym të zi si dhe kanë ndotur edhe ajrin.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Nehat Bahtiri.
Sipas tij, zjarri i shkaktuar nuk ka paraqitur rrezikshmëri për qytetarët e Mitrovicës, pasi vendndodhja e zjarrit është në periferi të Mitrovicës.
“Janë djegur disa goma të vjetra, afër Kërshit të Dudës. Zjarrfikësit janë në përfundim të fikjes së zjarrit. Ndërkohë dëmi i vetëm i shkaktuar është ndotja e ajrit”, ka thënë Bahtiri.