Një grua nga Prishtina ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.
Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, rreth orës 21:56, gjersa janë arrestuar të dyshuarit.
“Njësia policore ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.