DnV me 2500 vëzhgues në zgjedhjet lokale

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 14:26 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i organizatave Demokracia në Veprim (DnV) ka prezantuar planin për monitorimin e zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Albert Krasniqi, nga DnV, tha se tashmë kanë trajnuar 61 vëzhgues afatgjatë, kurse për zgjedhje do të kenë të angazhuar 2 500 vëzhgues, raporton Ekonomia Online.

“DnV do të jetë e pranishme edhe në vëzhgimin e ditës së zgjedhjeve. Tashmë kemi rekrutuar mbi 2 500 vëzhgues të cilët do të mbulojnë të gjitha vendvotimet dhe do të raportojnë në kohë reale për procesin, daljen e votuesve në zgjedhje dhe parregullsitë eventuale”, ka thënë ai.

Krasniqi u bëri thirrje subjekteve politike që t’i përmbahen Kodit të Mirësjelljes.

DnV bëri të ditur edhe sloganin për këto zgjedhje. Fushata e tyre do të quhet #me votë.

Ismet Kryeziut, nga DnV, pati ankesa sa i përket punës së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Sipas Krasniqit, KQZ-ja nuk ka bërë sa duhet sa i përket edukimit të votuesve, andaj koalicioni i organizatave të tyre po e bën edhe këtë punë, raporton EO.

Të ngjashme