Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV) ka bërë të ditur rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve të mbajtura gjatë ditës së sotme në Kosovë.
Ismet Kryeziu nga DnV, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma, deri më tani ka 36, 9 për qind të votave. Koalicioni LDK-AKR-Alternativa deri më tani ka grumbulluar 26, 2 për qind të votave, si dhe Lëvizja Vetëvendosje radhitet e treta me 24.4 për qind të votave të numëruara.
Ndërkohë që Lista Srska deri më tani ka grumbulluar 3, 5 për qind të votave.
DnV porosit partitë politike: Mos festoni, prisni rezultatet përfundimtare
Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e radhës për media. Ismet Kryeziu ka thënë se janë duke vazhduar procesin e numërimit përjashtuar dy qendra në Deçan ku DnV është detyruar ti tërheq vëzhguesit dhe janë policia duke vëzhguar atë proces, raporton EkonomiaOnline.
Ai ka thënë se rezultatet preliminare te zgjedhjeve janë bazuar në 30% të vendvotimeve apo në 748 vendvotime në Kosovë dhe rezultatet janë PAN 36. 9%, LAA 26.2 % dhe VV 24.7 %, Lista serbe 3.5 %, këtu nuk përfshihen votat me kusht.
“Ju bëjmë thirrje partive që mos të dalin me festuar por ti presim rezultatet përfundimtare”, tha Kryeziu.