Dodë Gjergji: Thirrjet për braktisje të një feje ose kulture të gabueshme

Prishtinë | 17 Pri 2026 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka thënë se është gabim që njerëzit të ftohen për ta braktisur një fe apo një kulturë.

Ai ka thënë se ata që bëjnë thirrje tek e fundit kanë të drejtë që ta thonë një gjë të tillë, megjithatë thotë se është detyrë për t’iu treguar të njëjtëve që e kanë gabim.

“Është gabim nëse dikush del dhe fton njerëzit që të prishim rehatinë tonë të jetesës, nëse del iu thotë njerëzve që të braktisin një fe apo kulturë. Është e drejta e tyre që ta thojnë, por është e drejta jonë që t’iu themi se e kanë gabim”, ka thënë Dodë Gjergji.

Kurti këto deklarime Dodë Gjergji i ka bërë në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” e organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK.

Të ngjashme