Dogana e Kosovës, ka arritur që të mbledh më shumë mjete në krahasim me planin që e kishte si synim.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë me dije për RTKlive se për herë të parë presin që të kalojnë shifrën prej 1 miliard eurove të hyra.
“Që nga themelimi nuk kemi mbledhur këtë shumë që po arrijmë këtë vit”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë se deri Dogana e Kosovës, për momentin është mbi 98 milionë euro më shumë.
“Dogana e Kosovës, ka mbledhur 964 milion euro apo 11% më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje tregon përkushtimin e doganës në luftimin e evazionit fiskal dhe kontrabandës”, ka thënë ai.,
Sipas tij deri tani Dogana ka mbledhur mbi 964 milionë euro.