Dogana e Kosovës konfiskon sasi të konsiderueshme të mallrave në tri raste të ndara

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovë përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të mallrave në tri raste të ndara.

Si rezultat i aktiviteteve janë sekuestruar tri automjete të cilat kanë shërbyer për transportimin e këtyre mallrave, derisa vlera e mallrave të ndaluara është mbi 10 000.00 €. Kurse raste janë proceduar për procedurë të mëtejme, thuhet në komunikatë

Komunikata e plotë:

Prishtinë 28 maj 2020 Njësitet Antikontrabande së gjatë detyrave zyrtare kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të mallrave në tri (3) raste të ndara.

Fillimisht në qytetin e Mitrovicës është hasur një automjet duke shkarkuar miell në një depo, ku gjatë kontrollit është gjetur sasia mbi 10 tonë me origjinë nga Serbia dhe pa dokumentacion përkatës.

Në rastin tjetër njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë kanë tentuar të ndalin një furgon që dyshohej për kontrabandë, i njëjti gjatë tentimit të shmangies së ndalesës nga personat zyrtar është rrokullisur.

Ky furgon ishte duke transportuar pije të gazuara joalkoolike në sasi
rreth 2000 litra si dhe produkte tjera ushqimore.

Njësitet Antikontrabandë tek udhëkryqi i Lipjanit kanë ndalur një furgon cili vinte nga drejtimi i Ferizajt dhe që barte rreth 6000 litra vaj motorik dhe hidraulik dhe i cili nuk kishte mbulesë dokumentacioni.

Si rrjedhojë e kësaj ndalese është bërë edhe kontrolli i depos së kompanisë ne Podujeve ku edhe aty është gjetur sasia prej 460 litra te mallit përkatës pa dokumentacion përkatës.

Si rezultat i aktiviteteve janë sekuestruar tri automjete të cilat kanë shërbyer për transportimin e këtyre mallrave, derisa vlera e mallrave të ndaluara është mbi 10 000.00 €. Kurse raste janë proceduar për procedurë të mëtejme.

Të ngjashme