Njësit e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandën në tri raste të ndara.
Fillimisht Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik – Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë në kontrollin e një barnatore në Pejë, ku edhe është gjetur një hapësire në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht për fshehjen e barnave të kontrabanduara.
“Asnjë nga barnat e gjetura në ketë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu një plan veprimi i implementuar në pike kalimin e Hanit të Elezit ka zbuluar dy tentim kontrbandime.
“Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celular. Në rastin e dytë në një autobus udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e Produkteve Farmaceutike / Hormone për Stimulim të Fekondimit Artificial”.
Në të tri raste mallrat janë konfiskuar si dhe ka vazhduar procedura kundërvajtëse.
“Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes linjave tona të komunikimit pa pagesë 080050095”.