Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha vlerëson se ky vit ka qenë i mirë për këtë institucion, i cili përbën bazë kryesore të të hyrave për buxhetin e Kosovës.
Sipas tij dhe pse zgjedhjet që janë mbajtur në këtë vit në Kosovë, ato nuk kanë ndikuar në Doganë.
“Dogana e Kosovës për këtë vit deri më tani ka mbledhur mbi një miliard e 120 milionë euro”, tha transmeton RTK-së.
Shuma e të hyrave është për katër për qind më e madhe se ajo e vitit të kaluar, për të njëjtën kohë, ka thënë ai.