Dogana jep sqarim: Nuk kemi ndaluar asnjë donacion me mallra në Kosovë

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

– Dogana e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, bizneset, OJQ dhe çdo palë tjetër të interesit lidhur me procedurat doganore në përputhje me masën mbrojtëse sipas vendimit (01/76 datë 21/11/2018) të Qeverisë.

Duke parë të nevojshme për të sqaruar tutje, të gjitha donacionet me mallra qe sjellën në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarëve sipas të drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe të gjitha janë liruar konform procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera në fuqi.

Gjithashtu ju njoftojmë se trafiku i mallrave komerciale vazhdon normalisht sipas ligjeve dhe vendimeve qe janë ne fuqi. Çdo palë qe ka paqartësi rreth procedurave ju lutem drejtohuni tek Dogana e Kosovës , ku do të japim sqarimet dhe udhëzimet e nevojshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme