Dogana kap duhan të kontrabanduar

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 15:25 | Nga

Dogana e Kosovës ka kapur duhan të kontrabanduar. Prej kësaj sasie të konfiskuar 107.7 kilogramë janë duhan i grirë refuz, 24.800 copë cigare dhe 49 mijë filtër dhe letër për cigare.

Në kuadër të luftimit të kontrabandës me produkte të duhanit, njësitë e antikontrbandës kanë ndaluar një automjet VW Kombi me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas kosovar.

Sipas një komunikate për medie nga dogana, gjatë kontrollit në automjet janë gjetur produkte të duhanit, dhe menjëherë në bashkëpunim me organet hetuese është kontrolluar edhe shtëpia e vozitësit ku janë gjetur sasi tjera të duhanit.

E tërë sasia është konfiskuar dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore si dhe për hetime të mëtejme.

Gjithsej produkte të duhanit për të cilat mallra i lartcekuri nuk ka pasur mbulesë dokumentacioni dhe që dogana dyshon se janë të kontrabanduara:

Nr Emërtimi Sasia
1 Total Duhan i Grirë Refuz 107.7kg
2 Total Cigare 24800cp
3 Total filtër për cigare dhe letër për cigare 49,000

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme