Dogana e Kosovës në vazhdën e aksionit në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, mbrëmë ka ushtruar kontroll në disa lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë, nëMitrovicë.
Mbrëmë duke filluar në ora 18:00 njësit e Doganës së Kosovës në zbatim të detyrës zyrtare ka ushtruar dy kontrolle nën dyshimin për veprimtari ilegale në lojëra fati.
“Në rrugën Mbretëresha Teutë është kontrolluar një lokal pa mbishkrim ku gjatë kontrollës janë identifikuar dhe verifikuar se gjashtë (6) aparate për lojëra të fatit kanë qenë pa numra serik pra kanë qenë në funksion në kundërshtim me ligjin. Në pjesë e quajtur lagjja e boshnjakëve është kontrolluar edhe një lokal pa mbishkrim ku gjithashtu gjatë kontrollës janë gjetur pesë (5)aparate për lojëra fati pa numra serik. Të gjitha aparatet janë konfiskuar derisa vlera e përgjithshme e aparateve të konfiskuara arrin në 15.000€”.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.