Dogana parandalon kontrabandimin e mjeteve piroteknike

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 14:57 | Nga

Oficerët doganor gjatë ditës së djeshme kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme të mjeteve piroteknike të futura kontrabandë.

Gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë oficerët kanë vërejtur një kombi të bardhë me targa Kosovare, oficerët kanë tentuar ta ndalin për kontroll por automjeti ka devijuar rrugën dhe është nisur në drejtimin të kundërt. Me të vërejtur ketë devijim të rrugës oficerët kanë reaguar duke ndjekur kombin e dyshuar ku edhe pas rreth 3 km është arritur të ndalet ndalur.

Pas kontrollimi dhe ndalimit të personave është konstatuar gjendja e mallrave, materiale piroteknike me origjine nga Kina dhe me peshë prej 2430.50 kg bruto dhe 2250.50 neto (pra 2.2 ton).Mallrat dhe automjeti transportues janë konfiskuar derisa lënda ka vazhduar për hetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme