Dogana e Kosovës e ka rritur performancën e të të hyrave duke i tejkaluar ato të vitit 2020 për mbi 9%. Zëdhënësi i Doganës, Adratik Stavileci, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje.
“Ne kemi si masë matëse performancën mujore të doagëns, dhe nëse e shohim në aspektin krahasimor janari i vitit 2020 me janarin e vitit 2021 ne vërejmë që kemi arritur mbledhje të të hyrave më të mëdha se sa pjesa paraprake e vitit.
“2021 ka arritur deri tash mbi 80 milionë euro, deri sa vitit 2020 ka pasur 72 milionë euro, pse është kjo do të thotë se arsyeja se pandemia ka filluar në muajin shkurt dhe është edhe impakti në të hyra apo ndikimi direkt në të hyra ku ka filluar prej muajit shkurt e tutje, derisa janari i 2020 dhe janari i 2021 tregojnë që në përgjithësi performanca ekonomike e Kosovës është duke shkuar në drejtim të duhur, gjithashtu edhe performanca e doganës ka tejkaluar pritshmërinë tona”.
Stavileci tutje ka thënë se planifikimet e Doganës për vitin 2021 është të tejkalohet shuma prej 1 miliard euro.
Madje ai ka treguar se edhe vitin që lamë pas po të njëjta plane i ka pasur Dogana, mirëpo si rezultat i pandemisë nuk është arritur që t’i realizojë.
“Po mund të ju them që synimet tona janë të tejkalohet mbi 1 miliardë euro për buxhetin e Kosovës, por sidoqoftë ne edhe vitin e kaluar e kemi pasur po të njëjtin planë, por si rezultat i pandemisë dhe perfromancës ekonomike në përgjithësi, ne kemi parë ulje të të hyrave dhe rënie të konsumit realisht”.
“Por sivjet nëse vazhdojmë me këtë trend ne presim që të kemi një performancë më të mirë në aspektin e mbledhjes së të hyrave”.
Ndërsa ai ka bërë të ditur në Doganën e Kosovës, ende është duke vazhduar shitja online e mallrave të konfiskuar.
“Por, gjithsesi janë duke vazhduar ankandet për shitjen online, po ashtu është një sistem që e ka zëvendësuar sistemin klasik të shitjes përmes ankandeve fizike dhe tani ne kemi kaluar në sistemin tërësisht online”.
“Çështja e vaksinave ka të bëjë më shumë me çështje të politike, në aspekte të vlerave doganaore, dhe ato janë të gjitha pa takse edhe nëse vinë po themi në mënyrë të rregullt këto janë çështje që i përkasin çështjeve politike”, është shprehur Stavileci.