Dogana thotë se ka mbledhur mbi 400 milionë euro që nga fillimi i vitit

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës në 5 mujorin e parë ka arritur të grumbulloj 412 milionë euro, e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar.

Dogana nëpërmjet një komunikate, thotë se vazhdon të tregojë performancë shumë të mirë në të hyra e grumbulluar për pjesën e parë të vitit 2019.

Sipas njoftimit dërguar medieve, që nga themelimi i Doganës e deri tani asnjëherë nuk është arritur të kalohen 400 milionë euro në pjesën e parë të vitit, respektivisht në 5 mujorin e parë.

Ata thonë se, Dogana ka arritur që deri tani të grumbulloj 412 milionë euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar.

“Në vitin e kaluar në këtë periudhë kishim të hyra në lartësi prej 383 milion derisa tani në këtë vit të hyrat kanë arritur të jenë më të larta për rreth 30 milion euro (412 milion) apo 7.6% më shumë. Kur merret parasysh ndikimi në të hyra që ka MSA dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lëndën e parë dhe të gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit, kjo e arritur e doganës së Kosovës tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme