“Doku në UBT” sjell debat rreth filmave të metrazhit të shkurtër

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 18:07 | Nga

Aktiviteti “:Doku në UBT”, i zhvilluar të mërkurën në UBT në Prishtinë, ka krijuar një debat të fuqishëm rreth filmave të metrazhit të shkurtër.

Dy filmat e shfaqur “Speaking is difficult” dhe “9 Days from my windows in Aleppo”, të kësaj natyre, kryesisht kishin për temë luftën dhe raportimet që bëhen në gjendje lufte. Ata ndërlidheshin me raportimet e medieve nga vendet me kriza, se si njerëzit e rëndomtë shndërrohen në reporter.

Pas shfaqjes së filmave, drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari, ka thënë se janë të hapur për ata që kanë ambicie të merren me filma.

“Nëse keni ndonjë ide, ju mundësojmë që atë ta shndërroni në film ose në dokumentar, sidomos ju gazetarë hulumtues. Jemi të interesuar për të rinjtë, që janë aktivë dhe ambicioz, siç jeni ju“, ka thënë Nurkollari.

Në fund të aktivitetit u hapën diskutimet rreth filmave dhe u dhanë përgjigje pyetjeve të shumta të studentëve për DokuFest-in, për mënyrën e organizimit të festivalit “DokuFest”, për filmat që shfaqen në të, për tematikat e trajtuara, për zhvillimin e turizmit, për të ardhurat nga ky festival etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme