Derisa “DokuFesti”i vjetshëm projektonte të ardhmen, i sivjetmi trajton të ardhmen e mbetur pezull. Prandaj, kërkon që të reflektohet për të dhe mbi çështjet politike, sociale, e kulturore. Pse jo edhe për të ardhmen. Këtë mëton ta bëjë edhe një herë përmes imazheve lëvizëse, paneleve, debateve e punëtorive të ndryshme.
Për të 17-n herë me radhë, qyteti i Prizrenit po shndërrohet në qendër kryesore kulturore, ku për nëntë ditë me radhë do të mirëpresë filmbërës, e njerëz të ndryshëm nga vendi dhe bota, shkruan sot Koha Ditore.
Ekranet u ndezën gjatë ditës së premte, me instalacionet e skenat e vendosura në tërë qytetin. Bashkë me to edhe shenja “Ashtu si jemi”, e vendosur në maje të Kalasë. Shërben si thirrje për reflektim…
Ngecja në të tashmen
Vjet parashikimi i festivalit ndërkombëtar të filmit dhe të shkurtër “DokuFest” ishte interesant. Kosova në vitin 2011 kishte përparuar aq shume saqë kishte zbuluar një planet të ri. Personi që erdhi për të rrëfyer se si duket e ardhmja, këtë herë ka ngecur në të tashmen.