Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar nga detyra e drejtorit në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan, Isuf Ibërdemajn, shkruan EkonomiaOnline.
Kjo ministri pretendon se më 28.09.2021, ka pranuar një informacion për shkelje ligjore në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, dhe ka kërkuar inspektim.
Raporti i inspektimit i datës 13.10.2021, thotë se Ibërdemaj ka lejuar daljen dhe përcjelljen e një të paraburgosuri në kundërshtim me dispozitat ligjore, vetëm gojarisht, pa shkresë zyrtare.
“Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, z.Isuf Ibërdemaj ka kryer shkelje të rëndë të detyrave dhe përgjegjësive të punës”, thuhet në dokumentin e siguruar nga EkonomiaOnline.
Dokumenti mbanë datën 2 dhjetor 2021, dhe është nënshkruar nga ministrja Haxhiu.
Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e Qendrës Korrektuese në Lipjan, Isuf Ibërdemaj
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar nga detyra e drejtorit në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan, Isuf Ibërdemaj, shkruan EkonomiaOnline.
Kjo ministri pretendon se më 28.09.2021, ka pranuar një informacion për shkelje ligjore në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, dhe ka kërkuar inspektim.
Raporti i inspektimit i datës 13.10.2021, thotë se Ibërdemaj ka lejuar daljen dhe përcjelljen e një të paraburgosuri në kundërshtim me dispozitat ligjore, vetëm gojarisht, pa shkresë zyrtare.
“Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, z.Isuf Ibërdemaj ka kryer shkelje të rëndë të detyrave dhe përgjegjësive të punës”, thuhet në dokumentin e siguruar nga EkonomiaOnline.
Dokumenti mbanë datën 2 dhjetor 2021, dhe është nënshkruar nga ministrja Haxhiu.
EkonomiaOnline ka provuar të kontaktojë disa herë me Ibërdemaj në lidhje me këtë çështje, por telefoni i tij ka qenë i shkyçur.