Dokumenti që tregon strategjinë e Sir Alex Ferguson për blerjet dhe largimet në afatin kalimtar veror të verës së vitit 2004

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Sezoni i 2003/04 nuk ishte shkuar siç ishte planifikuar nga Sir Alex Ferguson dhe Manchester United.

United e përfundoi i treti Ligën Premier  me 15 pikë pas Arsenalit që u shpall kampion. Ata arritën të fitonin Community Shield dhe FA Kupën, por, në tërësi, ishte një sezon i dobët.

Sapo përfundoi sezoni, United kishte filluar punën për përforcime dhe ta kërkojë titullin përsëri.

Në librin e tij ‘Leading’  të vitit 2015, Ferguson kishte përfshirë një dokument ku kishte analiza për disa lojtarë që ai dhe ekipi i tij i kishin vëzhguar menjëherë pas përfundimit të sezonit 2003/04.

View image on Twitter

Duket se Manchester United ishte vënë pas pesë lojtarëve: Gabriel Heinze, Philippe Mexes, Vincent Kompany, Gerard Pique dhe Alan Smith.

United arriti të nënshkruajë me tre objektivat e tyre: Heinze, Pique dhe Smith.

Duke pasur parasysh se ata nënshkruan me dy mbrojtës, është e mundshme që Ferguson nuk e ka parë të nevojës për t’i ndjekur më tej Mexesin dhe Kompanyn.

Mexes, i cili ishte vetëm 22 vjeç dhe bëri karrierë me klube si Roma e Milan, duke luajtur edhe për kombëtaren e tij.

Në anën tjetër Kompany do të vazhdonte te Manchester Cityn dhe do të bëhej një nga mbrojtësit më të mirë të brezit të tij.

Duke parë se si shkoi karriera e Heinze, që ishte një mbrojtës solid, United pa dyshim që sot do të nënshkruante me Kompanyn në vend të kësaj.

Lista gjithashtu përmban lojtarë të rinj që United shihet si potencial, por edhe ata që do të largoheshin.

Nicki Butt dhe Diego Forlan ishin emrat për t’i larguar në atë verë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme