Dollari bie, euro rritet

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 16:04 | Nga

Në tregun e monedhave, dollari amerikan ra me 0.3 për qind kundrejt jenit. Ai u këmbye me 113.49 dollarë amerikanë për jen. Gjatë gjithë këtij muaji ai ka rënë me 3.1 për qind, duke lënë pas 3 muajt e mëparshëm ku ishte në nivele të larta.

Jeni japonez nuk pati ndryshime të shumta mëngjesin e ditës së sotme. Një gjë e tillë erdhi kryesisht pas deklaratave të Bankës Qendrore të Japonisë e cila u shpreh se do të vazhdonte të ishte në pritje dhe nuk do të ndërmerrte asnjë veprim në lidhje me ndryshimin e normave të interesit.

Monedha euro avancoi kundrejt dollarit amerikan. Ajo u këmbye me 1.0710 euro për dollarë amerikanë.

Bonot franceze janë në nivelin e tyre më të lartë që prej shtatorit të 2015. Një rritje e tillë vjen si pasojë edhe e pasigurive në lidhje me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen gjatë këtij viti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme