Mbledhja e 1.15 miliard euro për rindërtimin në Shqipëri është komentuar gjerësisht nga mediat në Bruksel si një surprizë duke theksuar se kjo u bë e mundur falë lidershipit të ri të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
I dërguari Top Channel në Bruksel Muhamed Veliu raporton se sfida e BE dhe e qeverisë Shqipërisë mbetet mirë menaxhimi fondeve për të shkuar tek njerëzit në nevojë.
Pikërisht për këtë komisioneri për zgjerim-Oliver Varhelyi i tha Doiche Welle se: “Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen.”
Nga Brukseli gjithashtu gazetari Muhamed Veliu raporton se brenda Bashkimit Europian nuk ka munguar, zhgënjimi për ndihmën modeste prej 5 milion dollarë dhënë nga SHBA përballë asaj te Italisë një vend në recision por që dha 65 milion euro.
E ndërsa kryeministri Edi Rama e tha se diçka magjike ndodhi më këtë konferencë një zyrtar i Komisionit Europian i tha Top Channel se të tilla konferenca duan 6 muaj të organizohem dhe ne e bëmë në 6 javë.
“Niveli pjesëmarrjes ishte më i larti i mundshëm. Ne vumë në tavolinë kredibilitetin e BE në tavolinë, përballë nevojës së shqiptarëve flet vetë” deklaroi një zyrtar i Komisionit Europian për Top Channel.
Nuk kanë munguar zërat skeptikë brenda BE se përse gjithë ky angazhim për Shqipërinë dhe kaq shumë burime njerëzore në organizimin e konferencës së donatorëve.
Një zyrtar i lartë në BE i tha Top Channel se “zërave skeptik brenda BE se përse duhej kjo konferencë, iu tha se Shqipëria është në Europë dhe nuk do të lihet vetëm”.