Roberto Donadoni e sheh Juventusin mbi të gjithë në Serie A, por nuk mund të japë parashikim për derbin mes Interit e Milanit.
Ish futbollisti i Milanit aktualisht është pa një vend të punës pasi u largua nga Bologna në fund të sezonit të kaluar.
“Unë nuk kam parë ndonjë gjë tjetër pos konfirmimin se Juventusi është ende ekipi më i fortë”.
“Disa ekipe tashmë janë në telashe, pro është vetëm fillimi, të gjithë kanë kohë që të rikuperojnë pikët e humbura”, u shpreh Donadoni.
Ai ka luajtur 250 ndeshje për Milanin, e Donadoni ka thënë se do të jetë prezent në San Siro fundjavën e ardhshme për derbin.
“Interi ka pasur start të keq, por tash po përmirësohet, kurse Milani ka lojtarë për të bërë gjëra të mira. Është ndeshje që mund ta fitojë kush do”.
“Vështirë të parashikohet, një ndeshje si kjo duhet të përjetohet nga shkallët e stadiumit”, deklaroi Donadoni.
Interi dhe Milani përballen në derbin e qytetit më 21 tetor.