Donald Trumpit i ndodh e papritura në Samitin G20

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 16:25 | Nga

Ai është një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë. Ai po shkon në mbledhjen e 20 vendeve më të pushtetshme të botës. Dhe ai ka një problem: nuk ka një dhomë hoteli për G20.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mesa duket kanë pritur shumë gjatë për të rezervuar akomodimin për Presidentin Trump, duke e lënë atë pa një dhomë hoteli në Hamburg, Gjermani, ku të gjithë liderët botërorë do të mblidhen për samitin e G20.

Organizatorët lajmëruan për planifikimin e mbledhjes së G20 që në Shkurt të 2016, duke kërkuar rreth 9 000 dhoma hotelesh për të akomoduar liderët botërorë, stafin e tyre shoqërues si dhe detajet e sigurisë.

The Hamburger Abendblatt, një gazetë lajmesh lokale, raporton se stafi i qeverisë amerikane do të akomodonte Presidentin Trump në The Four Seasons, por ky hotel ishte rezervuar tashmë. Në fakt çdo hotel luksoz në Hamburg ishte rezervuar tashmë duke lënë Trump, pronarin e një perandorie hotelesh luksoze pa një hotel për të qëndruar.

Disa javë më parë,sipas disa burimeve, është thënë se Trump do t’i duhet të qëndrojë në Berlin dhe më pas të fluturojë me helikopter për në Hamburg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme