Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka paralajmëruar këtë të martë se ekziston rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të mabehn në maj.
Ai ka kërkuar një fillim të shpejtë të “renesancës evropiane” të cilën e ka propozuar Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkruan Euronews.
“Ka forca të jashtme antievropiane që shikojnë që – direkt ose fshehurazi – të ndikojnë në zgjedhjen demokratike të evropianëve”, ka thënë Tusk në konferencë duke thënë se rezultati i “daljes” në zgjedhjet e Brexit janë një shembull i tillë.
“Dhe përsëri mund të kemi rast të tillë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në muajin maj”.
“Mos i lejoni partitë politike që janë të financuara nga forca të jashtme që të ndërhyjnë në Evropë për të vendosur për topprioritetet e BE dhe lidershipin e institucioneve evropiane” është shprehur Tusk.