Tusk: Politikat për zgjerimin e BE-së janë prioritet

President of European Council Donald Tusk gives a joint press with EU Commission President Jean Claude Juncker after an informal meeting of the 27 EU heads of state or government at the European Council headquarters in Brussels on February 23, 2018. / AFP PHOTO / JOHN THYS (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)
Prishtinë | 07 Mar 2019 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, deklaroi se politikat për zgjerimin e BE-së janë prioritet, jo vetëm për Malin e Zi por për të gjithë rajonin. Ai këtë e tha gjatë takimit me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi vlerësoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është integrimet euroatlantike.

Ai shtoi se Ballkani Perëndimor nuk është i privilegjuar që të ketë zgjidhje tjetër, duke pasur parasysh trashëgiminë kulturore, i cili theksoi se midis perspektivës evropiane dhe euroatlantike të rajonit dhe stabilitetit të saj ka një shenjë të barazisë.

Gjkanoviq e përshëndeti marrëveshjen e arritur në mes Athinës dhe Shkupit dhe theksoi rëndësinë e vullnetit politik dhe përfitimeve të të gjithë palëve në procesin e zgjidhjes së çështjeve kaq të rënda, dhe sipas atij, kjo mund të nxitë edhe rregullimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme