Tusk: Samiti i G7-ës është test i vështirë për unitetin e botës

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se samiti i grupit G7, i cili do t’i fillojë punimet të shtunën, do të jetë një test i vështirë për unitetin dhe solidaritetin e botës pas një viti të mosmarrëveshjeve mes liderëve botërorë.

Ai gjithashtu tha se luftërat tregtare mes shtatë vendeve më të zhvilluara të botës do ta dëmtojnë edhe më shumë besimin ndaj njëra-tjetrës. Tusk shtoi se nëse presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i përdorë taksat tregtare si mjet politik, ky veprim do të paraqesë rrezik për tërë botën.

Grupi G7 është organizatë që përbëhet nga shtatë shtete me ekonomi të avancuar. Këto shtete janë: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Grupi e quan veten komunitet i vlerave. Parimet e tij themelore janë liria dhe të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit, mirëqenia dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Në këtë organizatë fillimisht bënin pjesë gjashtë shtete në vitin 1975. Ato ishin bërë bashkë për të shkëmbyer ide për zgjidhje të mundshme ndaj krizës ekonomike botërore të asaj kohe. Kanadaja ishte bërë anëtare e grupit një vit më vonë, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme