Aktori i njohur, Donald Veshaj doli i dyti në edicionin e parë të Big Brother VIP, por ai padyshim ka fituar simpatinë e publikut dhe fansa të shumë.
Kjo u dëshmua edhe natën e mbrëmshme (19 shkurt), kur aktori dhe ish-banori i shtëpisë së famshme ishte i ftuari special në koncertin e Fifit dhe Elgit Dodës në një nga klubet në Tiranë.
Donaldi shënoi daljen e parë në publik në koncert duke vallëzuar e kënduar në skenë bashkë me artistët, ndërsa realizoi edhe një video-selfie me publikun.
Në videon që gjithashtu e postoi në Instagram, Donaldi tha se dashuria dhe përkrahja e madhe e publikut është fitore për të.
“Të gjithë kanë mënyrën e vet të të fituarit, doni ta shikoni cila është mënyra ime? Kjo është mënyra ime për fitore, përqafime dhe puthje për të gjithë”, dëgjohet duke thënë aktori në video, ndërsa publiku brohoret prapa tij.
Ndërkohë, aktori një ditë pas finales së madhe të reagojë përmes një video-selfie në të cilën përveç falënderimeve për të gjithë ata që e mbështetën, Veshaj u shpreh se edhe pse nuk e fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, do të japë vet nga xhepi i tij 100 mijë euro në ndërtimin e katër shtëpive për familjet nevojtare shqiptare, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri.
Madje ai ftoi që në këtë nismë humanitare t’i bashkohet edhe fituesi i Big Brother VIP, balerini Ilir Shaqiri.