Ekonomia Online
FUNDIT

“Donte të nxirrte armën”, zbardhen detaje të reja nga konflikti i policit me fqinjën në Berat

“Donte të nxirrte armën”, zbardhen detaje të reja nga konflikti i policit me fqinjën në Berat

Dritan Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat, i cili tashmë është pezulluar nga detyra, ka qëlluar me pëllëmbë komshijen e tij për një gardh ndarës. Fqinja e tij ka zbardhur disa detaje të reja nga konflikti. Efektivi Dritan Toska, me banim në Kuçovë, është përfshirë në një konflikt fillimisht verbal […]

Dritan Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat, i cili tashmë është pezulluar nga detyra, ka qëlluar me pëllëmbë komshijen e tij për një gardh ndarës.

Fqinja e tij ka zbardhur disa detaje të reja nga konflikti.

Efektivi Dritan Toska, me banim në Kuçovë, është përfshirë në një konflikt fillimisht verbal me komshinjtë e tij dhe shkak është bërë një “gardh ndarës” mes dy familjeve.

Konflikti ka nisur me të shara dhe ofendime, dhe më pas efektivi ka qëlluar me pëllëmbë komshijen e tij, e cila pretendon se në një moment ka dashur të nxjerrë edhe armën. Edhe pse efektivi Dritan Toska nuk ka qenë në shërbim kur ndodhi konflikti, me përfshirjen e tij në konflikt si dhe me goditjen e gruas që e denoncoi, ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit.

Materialet hetimore në ngarkim të Toskës në lidhje me ngjarjen, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Të ngjashme