Dorëhiqet nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 17:40 | Nga

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Brunilda Paskali ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj. Ajo thotë se tashmë LSI është në opozitë.

“Misioni në opozitë i LSI-së më obligon aktin e dorëheqjes, si dëshmi serioziteti, përkushtimi dhe serioziteti përkrah qytetarëve, që me verdiktin e tyre i kanë besuar LSI-së përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm”, tha Paskali.

Më herët gjatë ditës LSI vendosi të përjashtojë nga grupi dy këshilltarët e saj që votuan në Këshillin Bashkian pro vendimit për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Të ngjashme