Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nezir Çoçaj ka njoftuar se nga dita e sotme e ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Arsyet, sipas tij, janë personale – kanë të bëjnë me çështje profesionale.
Çoçaj ka falënderuar strukturat e partisë, anëtarët dhe përkrahësit e tij.
Njoftimin për dorëzimin e mandatit të deputetit ai e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.
“Njoftoj qytetaret se nga dita e sotme kam dorezuar mandatin e DEPUTETIT.
Arsyet jane personale ( ka te beje me ceshtje profesionale).
Po ashtu, falenderoje strukturat e partise, anetaret, perkrahesit dhe simpatizantet per mbeshtetjen e sinqerte te tyre.
Shpresoje shume qe te mos kem zhgenjyer shume nga ju! Por jam i sigurt që me qëllim dhe me vetëdije nuk kam dashur asnjehere t’ju lendoje me veprimet e mija, gjegjesisht me mosveprimet.
Respekt te pafund per ju!”