Dortmundi fiton derbin ndaj Schalkes

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Dortmundi ka vazhduar me formën e lart në Bundesligë.

Verdhezinjtë shënuan fitore prej 1 me 2 në udhëtim te Schalke, për të mbajtur kreun e tabelës, transmeton Koha.net.

Delaney shënoui golin e parë për Dortmundin në minutën e shtatë pas asistimit nga Reus.

Vendasit barazuan shifrat përmes Caligiurit në minutën e 61 që shënoi nga penaltia.

Por, pikët e plota Dortmundit ia siguroi Sancho duke shënuar në minutën e 74.

Në vendin e parë Dortmundi ka 36 pikë. Kurse Schalke në vendin e 13 ka 14 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme