Dortmundi ka shënuar fitore prej 3 me 2 ndaj Dusseldorfit.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 41 përmes Pulishiqit, transmeton Koha.net.
Në pjesën e dytë mysafirët arritën të barazojnë shifrat në mintuën e 47 përmes Finkut.
Megjithatë, Dortmundi nuk lejoi befasi dhe arriti të shënonte dy herë në vazhdim.
Delaney e Gotze shënuan golat e fitores për Dortmundin.
Në minutën e 90+5 golin e dytë për mysafirët e shënoi Kownacki.