Dragusha: Vetëm një lojtar hezitoi të ekzekutoj penalltinë dhe jo disa siç thotë Gani Sejdiu

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 15:50 | Nga

Kapiteni i skuadrës së Vëllaznimit, Alban Dragusha i është kundërpërgjigjur ish trajnerit të tij Gani Sejdiu që deklaroi se futbollistet e ekipit gjakovar hezituan ti godisnin penalltit në ballafaqimin në barazh kundër Ferizajit.

Dragusha ka mohuar të ketë patur ndonjë lojtarë që ka hezituar ti gjuajë penaltitë si ka thënë Sejdiu, pasi që sipas tij tekniku mitrovicas ka deshur të hedhë fajin diku tjetër.

“Më vjen keq për të gjithë, sidomos për Gani Sejdiun pasi që është njëri prej trajnerëve më të mirë në Kosovë për momentin. Por, për penalltitë i ka caktuar ai me ndihmësit e tij”.

“Vetëm një futbollistë ka hequr dorë nga ekzekutimi i penaltive pasi që nuk është ndjerë mirë dhe ajo është e drejtë e tij, por të thuash se disa futbollistë nuk kanë pranuar ti gjuajnë penaltitë ndoshta është munduar ta gjuajë fajin diku tjetër”, mbylli Dragusha, shkruan Gazetasheshi.com

Kujtojmë që tekniku mitrovicas kishte deklaruar pas ndeshjes së humbur të barazhit se disa futbollistë nuk kanë pranuar ti gjuajnë penaltitë.

Vëllaznimi humbi përballë Ferizajt 2-3 në penalti dhe u rikthye sërish në Ligën e Parë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme