- Sipas Albulena Haxhiut, burgjet e Kosovës i ka marrë në dorë Serbia.
- Sipas ministreshës së Drejtësisë, Serbia po i liron nga burgjet e Kosovës të burgosurit shqiptarë dhe po u garanton atyre siguri dhe mbrojtje në Serbi!
- Pasi që kjo e ditka se Serbia i paska pushtuar burgjet e Kosovës, pse nuk e lajmëron rastin në polici…., pse nuk e çon dikë në burgun e Smerkovnicën, t’i thotë Serbisë ‘mos i liro të burgosurit’!
- Zyrtarisht Albulena Haxhiu po thotë se Serbia i ka pushtuar burgjet e Kosovës!
- Kjo është e tmerrshme!
Është shpallje e luftës!
Dhe është diçka edhe më e tmerrshme se lufta me Serbi ë…është nxitje e luftës qytetare…sepse të burgosurit shqiptarë sipas saj janë bërë ‘ushtarë’ të Serbisë kundër Kosovës!
- Albin, a kaq keq i ke punët?
- Albulena Haxhiu nuk beson se F.H. është vrarë në Serbi, prandaj është lëshuar në konspiracione dhe pasi që nuk i beson drejtësisë së Kosovës, kërkon hetime ndërkombëtare për burgjet e Kosovës.
- Deri atëherë, sa të vendosin të huajt a është në rregull a jo që Serbia i ka marrë në dorë dhe po i mban peng burgjet e Kosovës, deri atëherë pra Serbia mund t’i mbajë burgjet e pushtuara dhe t’u ndihmojë atyre të ikin!
- Kjo qeveri u bë… çmendinë!
- Albulena Haxhiu duhet të shkarkohet jo që është e paditur, por se kjo
qenka edhe e luajtur!
P.S. E, në sallonet e schminka-ve, a ka hyrë Serbia!