Instituti “Yunus Emre” ka organizuar një vizitë studimore për në Turqi në bashkëpunim me Universitetet të Turqisë.
Afër dyzetë drejtor shkolle, mësimdhënës, nxënës-maturant,student prindër dhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë do të vizitojnë nëntë Universitete në gjashtë vende të ndryshme turke në veçanti edhe Stambollin.
Grupi nga Kosova do të shkëmbej përvoja edhe me studentët që janë me prejardhje nga Kosova por që studiojnë në Turqi, për tu njohur me mënyrën e studimit,dhe formën e aplikiimit për studime në ato Universitetet.Pos kësaj do të ketë prezantime të ndryshme të projekteve dhe trajtimin të çështjeve sociale.
Nga kjo vizitë që do të organizohet me 29 Prill -5 Maj qëllimi është të njohim maturantët tanë më mundësit që i ofron Turqia edhe për degë të tjera Universitare që nuk janë në Kosovë po që i kërkon tregu i punës.