Për shkak të situatës së krijuar në sektorin e Arsimit, në Kosovë pritet të vijë për vizitë, Sussan Flocky, drejtoreshë e Unionit të Sindikatave Europiane të Arsimit.
Kjo pas një kërkese që ajo i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që të ndërmjetësojë për realizimin e kërkesave të BSPK-së.
Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës Ymer Ymeri, i cili tha se ajo veçse është në pritje të përgjigjies së kryeministrit kosovar.
”Ka bërë kërkesë për takim. Është në pritje të përgjigjies nga kryeministri. Ne jemi anëtarë në Unionin e Sindikatave Europiane të Arsimit, dhe vjen si zyrtare për t’u interesuar me i realizu kërkesat”, është shprehur Ymeri.
Ndërkaq kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Atdhe Hykolli, tha për klankosova.tv se pret nga Qeveria e Kosovës që të lëviz nga qëndrimet e saj për gjetjen e një zgjidhjeje për të dalur nga greva.
”Presim që qeveria të reflektojë dhe të ulet me neve për të gjetur zgjidhje lidhur me kërkesat tona të cilat janë të realizueshme”, tha Hykolli.