Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare profesionale dhe akademike, me temë “Siguria, Shërbimi dhe Zhvillimi -Drejtimet e Reja në Operimin e Administratave të të Hyrave”, e cila po mbahet në Budapest-Hungarisë.
Qëllimi kësaj konference është diskutimi i sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave, menaxhimi i të dhënave si mjet për lehtësimin e shërbimeve për tatimpaguesit, si dhemenaxhimi i të dhënave në luftën kundër mashtrimit, sigurimin e mjedisit afarist dhe auditimin e bazuar në të dhëna.
Në këtë konferencë po marrin pjesë 14 shtete pjesëmarrëse nga IOTA, OLAF dhe Universitete Kombëtar për Shërbime Publike i Hungarisë.