Drejtori i
Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me një pjesë të stafit udhëheqës, ka
vazhduar takimet e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Në kuadër
të kësaj vizite janë realizuar takime të nivelit të lartë me zyrtarë nga
institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA siç janë Byroja Kundër
Terrorizmit, Agjencioni për Siguri të Diplomatëve – Diplomat Security,
Agjencioni kundër Narkotikëve DEA, CT Bureau, Byroja Kundër Terrorizmit, takim
me z. Nathan Sales dhe Alina Romanowski, gjithashtu vizitë në Qendrën për
Ekzaminim të Terrorizmit – Terrorist Screening Center, Byronë Federale të
Hetimeve, Akademinë e FBI, dhe Akademinë e DEA. Gjatë këtyre takimeve
është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të angazhimeve
bilaterale dhe në nivel global, për prandalim
dhe luftimin e krimit në përgjithësi. E në veqanti është diskutuar për luftën
kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, luftën kundër
narkotikëve, krimit të organizuar si dhe kërcënimeve për rendin dhe sigurinë në
përgjithësi.
Ndërsa më
datë 11.06.2019 Delegacioni Kosovar është pritur nga stafi udhëheqës i Byros Kundër
Terrorizmit në State Departamentin e SHBA-së – CT Bureau. Në këtë takim
mikpritësit falënderuan Delegacionin Kosovar për angazhimin e Policisë së
Kosovës në këtë fushë, e në veqanti është vlerësuar lartë partneriteti i institucioneve
të Kosovës sidomos ai i Policisë së Kosovës me këtë institucion. Gjithashtu është
vlerësuar lartë angazhimi për parandalimin dhe luftimin e terrorizimit,
ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Poashtu puna që është bërë në
kthimin e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë qenë në zonat e luftës,
ndjekja dhe hetimi i rasteve të tilla si dhe procesi i riintegrimit të tyre në
Kosovë. Ishte qëndrim i përbashkët, se ky angazhim dhe përkushtim do të
vazhdojë edhe më tutje në kuadër të përpjekjeve bilaterale dhe angazhimit
global. Vizita ka vazhduar në kuadër të institucionit Siguria Diplomatike
– Diplomat Security, ku delegacioni i PK-së është pritur nga udhëheqësja e
këtij institucioni. Edhe në këtë takim është shprehur falënderimi i lartë
për Policnë e Kosovës dhe bashkëpunimin me këtë institucion. Gjatë këtij
takimi janë shpalosur edhe idetë për avancim të bashkëpunimit në fushën e
ngritjes së kapaciteteve, sidomos trajnimeve për Policinë e Kosovës në këtë
fushë.
Delegacioni i PK-së ka realizuar një vizitë në selinë qëndrore të
Agjencionit Kundër Narkotikëve në SHBA- DEA. Në këto takime është
diskutuar për trendet dhe zhvillimet aktuale në këtë fushë, sikundër edhe
bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve në mes të dy agjencioneve. Janë
disktuar kërcënimet dhe rreziqet globale nga trafikimi i narkotikëve si dhe
qasja bilaterale në këtë fushë. Gjithashtu
në këto takime është vlerësuar lartë performanca e PK-së, mbështetja dhe
përkrahja e DEA-së për Policinë e Kosovës. Gjithashtu temë e diskutimit ishte
edhe mënyra e deritanishme e bashkëpunimit në fushën e prandalimit dhe luftimit
të krimit me narkotik , shkëmbimi i informacioneve dhe ekspertizës në këtë
fushë. Janë diskutuar edhe modalitetet e bashkëpunimit më konkret në të
ardhem në mes të PK-së dhe DEA-s.
Në vazhdën e takimeve Delegacioni Kosovar realizoi një vizitë në selinë e Qendrës për Ekzaminim të Terroizmit, ku u pritën nga drejtori i këtij institucioni. Në këtë takim u theksua se dy institucionet kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën përkatëse. U disktutuan mundësitë dhe kapcitetet reciproke për shkëmbim të informacioneve në kuadër të bashkëpunimit reciprok. Policia e Kosovës vlerësohet si njëri ndër partnerët më të rëndësishëm të këtij institucioni, e që do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen.
Delegacioni Kosovar realizoi vizitë edhe në Selinë Qendrore të Byros Federale të Hetimeve FBI. Me këtë rast Delegacioni Kosovar është pritur nga stafi udhëheqës i këtij instiutcioni. Në këto takime është vlerësuar lartë bashkëpunimi reciprok në luftën kundër kriminalitetit dhe përkushtimi për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe avancim të këtij bashkëpunimi. Policia e Kosovës është mirënjohëse ndaj FBI-së për përkrahjen në ndërtimin e kapacitetve të PK-së në aspektin e Burimve Njerëzore por edhe në fushën e paisjeve teknike dhe tekonologjike. Poashtu janë diskutuar format e bashkëpunimit në fushën e krimit trans-kufitar, krimit të organizuar, terrorizmit e në veqanti krimit kibernetik.
Delegacioni Kosovar mori pjesë edhe në ceremonië e diplomimit në National Defence University. Në këtë gjeneratë është diplomuar një zyrtarë i PK-së Nënkolonel Luan Keka Drejtor i Drejtorisë Kundër Terrroizimit, në programin e Studimeve Ndërkombëtare të Sigurisë. Policia e Kosovës është falënderuese ndaj këtij universiteti prestigjioz për përkrahjen e ndëtimit të kapaciteve të Burimeve Njerëzore në Fushën e Sigurisë.
Gjithashtu Delegacioni Kosovar realizoi një vizitë në Akademitë e Trajnimit të dy institucioneve prestigjioze në fushën e zbatimit të ligjit, në Akademinë e FBI-it dhe DEA-s. Në këto vizita Delegacioni Kosovar është pritur nga drejtorët dhe stafi udhëheqës i këtyre dy institcioneve. Në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Qalaj i falënderoi këto dy isntitucione për përkrahjen e madhe për PK-në në fushën e trajnimit dhe aftësimit profesional. Gjithashtu është diskutuar për programet e reja dhe mundësit tjera për rritje të kësaj mbështetjeje. Mbetet në vazhdim të konkretizimit të këtyre ideve që Policia e Kosovës të ketë mundësi shtesë për pjesmarrje në programet e trajnimit dhe studimit të këtyre instiutcioneve prestigjioze.