Drejtori i Shëndetësisë denoncon ish-drejtorin për tri raste

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 08:56 | Nga

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt, Besnik Berisha, nëpërmjet një konference për media të mërkurën, ka njoftuar se tashmë ka denoncuar në Gjykatën Themelore pararendësin e tij Burim Karameta për tri raste.

Sipas Berishës, ish-qeverisja e kaluar në këtë sektor ka keqpërdorur 14 mijë euro të grumbulluara nga një organizim i mbrëmjes humanitare “Gala mbrëmja”.

“E kam dorëzuar në Prokurori një kërkesë për hetime për pesë pika, që ka të bëjë me “Gala mbrëmjen” e sidomos për rastin e 14 mijë eurove, të cilat janë dhënë nga një donator në muajin korrik të vitit 2015, ndërkaq rasti i dytë ka të bëjë me ndërhyrjen e listës për ndërtim të shtëpive sociale dhe falsifikimin e dokumenteve, dhe rasti i tretë për furnizime me pajisje të cilat nuk i përkasin shëndetësisë primare si pacient monitor, shiring pompa dhe reagenca. Sipas ligjit të prokurimit, për këto të fundit nuk ka guxuar të krijohen stoqe, sepse është shkelje e rëndë dhe dëmtim i buxhetit”, ka thënë Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme