Komuna e Gjilanit në kuadër të punës që bënë konform planifikimit vjetor, në fushën e transparencës komunale dhe informimit të publikut tashmë ka në kalendarin e saj edhe paraqitjet e rregullta çdo tremujore të ekzekutivit dhe legjislativit.
Cikli i ri i konferencave është hapur sot nga drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani i cili ka paraqitur punën që është bërë deri më tani në këtë pjesë të vitit dhe planifikimin e projekteve që janë për pjesën tjetër tre mujore.
“Me punën dhe përkushtimin e drejtorisë këtë vit kemi mbi një mijë e 100 fermer që kanë aplikuar për subvencione të Ministrisë së Bujqësisë, që është numri më i madh i arritur ndonjëherë, krahasuar me mbi 600 fermer që kanë aplikuar në vitin 2014”, potencoi ai.
Më tej drejtori tha se edhe këtë vit ka vazhduar me projektin e mekanizimit bujqësor, ku kanë përfituar 100 fermerë dhe atë spërkatëse, kosa rotative, rotofrezë, pijatore, grumbulluese të barit, mjelëse elektrike me një kosto rreth 60 mijë euro.
Gjithashtu është vazhduar edhe me projektin tjetër të subvencionimit, atë të mbjelljeve pranëverore me farë misri dhe pleh artificial.
“Përpos mekanizimit bujqësor Drejtoria e Bujqësisë me mbështetjen e parezervë të kryetarit Lutfi Haziri, ka subvencionuar edhe mbjelljet pranëverore ku përfitus kanë qenë 558 fermer të cilët nuk i kanë arritur kriteret e subvencionimit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për farë misri dhe pleh artificial. Vlera e këtij projekti është 27 mijë euro”, ka thënë Ramadani.
“Gjatë muajit maj kemi përfunduar projektin e serave ku përfitues kanë qenë 20 fermer të cilët përpos për familjet e tyre do të jenë të gatshëm edhe për plasim të produkteve të freskëta në treg, dhe vlera e projektit është 36 mijë euro”, ka njoftuar drejtori i Bujqësisë.
“Në këtë periudhë prej pesë muaj nga Buxheti i Komunës së Gjilanit, kanë marrë mbeshtetje në forma të ndryshme mbi 700 fermer dhe kur kësaj i shtohet edhe mbështetja nga qeveria e Kosovës, atëherë kjo vlerë është shumë më e madhe afro dy mijë fermerë”, ka thënë në konferencën me media drejtori i Bujqësisë.
Ramadani ka bërë të ditur edhe për fazën e implementimit të projektit të rrugëve fushore, që përfitues janë Bresalci, Poneshi, Livoç i Epërm, Livoç i Ulët, Velekincë dhe tani është duke u punuar në Kmetoc, për të vazhduar në Verbicë të Kmetovit dhe Dobërçan dhe vlera totale është rreth 70 mijë euro.
Nga kjo drejtori janë inicuar shumë punë siç është ai për centrifuga elektrike për bletarë, për drunjëve dekorativ, për prerjen e mbi dy mijë e 600 metra kub dru në zonën kadastrale Zhegoc me agjensionin pastaj trajtimi i qenëve endacak, ndarja e vendgjuetive dhe përgatitja për fushatën e korrje shirjeve që është një dinamikë e punëve deri në muajin korrik.