Drejtuan automjetet nën ndikim të alkoolit, Policia ua konfiskon patent shoferin dhe i dënon me 200 euro

Prishtinë | 22 Tet 2023 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, të dielën në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt kanë ndaluar shoferët SH.B (M/K) i moshës 40 vjeçar dhe G.SH(M/K) i moshës 37 vjeçar, të cilët po drejtonin veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Ndaj tyre, policia iu shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në komunikatë.

Po bën të ditur se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme