Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është takuar me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku kanë diskutuar lidhur me gjendjen e pandemisë Covid-19 në komunat e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Xhafer Gashi ushtrues detyre i kryetarit të Këshillit të Asociacionit, ka thënë Qeveria në fillim të shfaqjes së pandemisë u mundua ta menaxhojë nga Prishtina. Por sipas tij, me kalimin e javëve filluan bashkëpunimin me komunat.
“Pandemia ishte diçka e re për komunat. Që në fillim komunat u mobilizuan duke krijuar shtabet emergjente. Kryetarët e komunave dhe komunat kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Komunat kanë bërë përpjekje maksimale për të mbrojtur grupet më të rrezikuara. Sa i përket bashkëpunimit me nivelin qendror mendojmë se COVID-19, ka qenë diçka e re por bashkëpunimi në fillimin e pandemisë nuk ka qenë në nivelin e duhur sepse niveli qendror është munduar ta menaxhojë situatën vetëm nga Prishtina dhe pa u konsultuar me komunat. Pas reagimit të komunave ky koordinim ka filluar të përmirësohet. Asociacioni në bazë ditore ka pasur komunikime me të gjithë kryetarët. Mbi 90% të kërkesave të adresuara përmes Asociacionit kanë marr përgjigje pozitive”, tha Gashi.
Ai tha se nuk kanë ndonjë informacion nëse komunat i kanë tejkaluar procedurat e prokurimi publik. Ai ka thënë se Shtabet Emergjente të komunave duhet të bëjnë një raport të përgjithshëm.
“…shumica e komunave përveq se kanë pasur terenin komunal kanë kryer shërbime edhe jasht terenit komunal dhe kanë qenë mirë rë mobilizuar sepse nuk ka pasur ndonjë ankesë deri më tani nga ndonjë komunë. Te prokurimi publik ka qenë problem sepse ka qenë pjesë emergjente ky zhvillim me pandeminë.Të paktën nuk jemi në dijeni të tejlkalimi i procedurave për prokurorimin sepse qendrat emergjente duhet të bëjnë një raport të përgjithsshëm. Vendim i ndalesave të komunave në tatime këto janë me ligj është në rregull gjithçka dhe nuk ka vërjejtje në komuna”, tha Gashi.
Gashi ka thënë se nga Pakoja Emergjente për komunat e Kosovës kanë përfituar edhe personat që nuk kanë qenë të regjistruar në social. Ai tha se në Obiliq janë shpërndarë mbi 4000 mijë pako nga organizatat e ndryshme.
“Sa i përket Pakos Emergjente për komunat e Kosovës është specifike sepse janë përfitues edhe ata që nuk janë të regjistruar në social dhe komunat në bashkëpunim me ministrinë kanë krijuar mundësi t’i ofrohen shërbime kësaj kategori në këtë pako. Në komunën tonë janë 21 mijë me regjistrimin e fundit por janë të ndara mbi 4000 pako nga organizata të ndryshme”, shtoi ai.
Sipas Gashit në pako është bërë diskriminim sepse shoferi i ndihmës së shpejtë, infermieri dhe pastruesit nuk janë në përfshirë .
Gashi ka thënë se nuk kanë ndonjë të dhënë për rritjen e numrit të të punësuarve, mirëpo ai thotë që duhet të bëhet ndonjë anketë për ta shikuar.
“Punëtorët e pastrimit kanë kryet një punë të madhe dhe ata nuk janë përfshirë në pakon e ndihmës dhe ne kemi adresuar një shkresë. Edhe te shëndetësia është bërë një diskriminim sepse shoferi i ndihmës së shpejt nuk është pjesë e pakos, po ashtu as stafi teknik. Ne nuk kemi ndonjë analizë për cëshjen e punësimit por nuk besoj që mund të rritet punësimi por është mirë me e bë një anketë”, theksoi Gashi.
Edhe Sazan Ibrahimi, drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë se së bashku me Ministrinë e Financave, kanë krijuar një nën kod, ku të gjitha shpenzimet e bëra të komunave kundër pandemisë do të vendosen në atë nën kod dhe pastaj do të bëhet një bilanc.
“Java e parë kur ka munguar bashkëpunimi dhe ka qenë shumë esenciale për komunat”, tha ai.
Ai është shprehur se masat mbijetese për QKMF-të në fillim kanë munguar.
“Kemi vendosur me Ministrinë e Financave që të gjitha shpenzimet e komunave që bëhen në parandalimin e COVID do të vendosen në atë nën kod, atëherë do të bëhet një bilanc se kanë shpenzuar komunat kundër luftës me COVID -19″, tha ai.
Kryesuesi i komisionit për Qeverisje Lokale, Mërgim Lushtaku ka thënë se do të diskutohet për mbështetjrn që kanë marr komunat nga qeveria.
“Sot i kemi ftuar përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës ku do të diskutojmë lidhur me gjendjen e pandemisë me COVID-19 në komunat e Kosovës. Do të na sqarojnë se cilat kanë qenë komunat më të prekura dhe çfarë mbështetje kanë pasur komunat nga Qeveria e Kosovës”, tha Lushtaku.
Lushtaku ishte i interesuar të dijë se a janë vendosur tendat ne QKMF-të në nivelet e komunave.
Lushtaku ka folur edhe për marrjen e 1000 testeve nga Serbia. “Qeveria ka marr 1000 teste nga Serbia dhe fatkeqësisht e ka ngrit Serbinë në një nivel të mirë të humanitetit duke e ditur që Kosova ka pasur shumë dëme nga lufta e fundit me Serbinë”, tha ai.
Ndërsa, Valon Ramadani nga VV-ja tha se është normale që në fillim nuk ka pasur bashkëpunim të duhur me nivelin qendror. Ai tha se ka qenë bashkëpunim i mirëfilltë pa marr parasysh subjektet politike.
“Secili deputet që jemi në komision vijmë nga komunat e Kosovës dhe kemi mujt me e pa se qysh është menaxhuar dhe si kanë bashkpunuar. Unë pajtohem se në javën e parë nuk ka pasur një bashkëpunim sepse ka qenë e premte dhe deri të hënën është dasht të analizohet. Sot është arrit ajo që jemi të lutur sepse janë marr rë gjitha masat me kohë dhe sot kemi një numër më të vogël. Dhe të giithë kanë qenë së bashku pa marr parasysh subjektet politike. Qytetarët janë ata qe i kanë respektuar masat”, tha Ramadani.
Ardian Shala nga LDK-ja ka thënë se edhe për Qeverinë ka qenë e vështirë sepse ka qenë qeveri e re dhe është ballafaquar menjëherë me një pandemi.
“Unë i përgëzoj për punën që e kanë bërë komunat qysh në fillim kur ka munguar ajo hallka e ndihmës nga qeveria por, me kohë është arrit bashkëpunimi. Niveli qendror është zënë në befasi sepse sa ka filluar një qeveri dhe është ballafaquar me COVID-19 dhe duhet kuptuar të gjithë akterët që i kanë pasur mangësitë e veta”, tha ai.
Floretë Zejnullah nga PDK-ja ka thënë se roli i komunave ka qenë shumë i rëndësishëm sepse ata të parët janë ballafaquar me pandeminë.
“Roli i institucioneve lokale është i pakrahasueshëm sepse ata janë të parët që ballafaqohen me qytetarët. Kemi pasur rastin të shohim kërkesa nga kryetarët e komunave për mjete dhe masa mbrojtëse dhe a kanë qenë ato të mjaftuara. Vendimet e Ministrisë dhe Qeverisë dy herë janë shpallur si antikushtetuese dhe dua të di se a janë njoftuar për këto komunat”, pyeti ajo.