Drenas, gruaja kërcënon me thikë burrin e saj

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Drenas.Policia bën të ditur se një grua ka kërcënuar me thikë bashkëshortin e saj.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për dhunë në familje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarën femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kanosur me një mjet të mprehtë-thikë ankuesin mashkull kosovar -bashkëshortin e saj”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se në në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme