Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një rast të rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së hënë në Drenas, raporton Ekonomia Online
Sipas raportit të policisë, atje dyshohet se një person e ka droguar një të mitur e më pas e ka abuzuar seksualisht.
Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 11.11.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht. Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.